Durmishi: “Pas shqetësimit të ngritur nga drejtori i Spitalit, Këshlli komunal shfuqizoj vendimin e planit të vjetër urbanistik!


Besar Durmishi kryesuesi i këshilit të Komunës së Tetovës!

Pas shqetësimeve të ngritura nga drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, për pronen e uzurpuar nga mafia urbane. Sot me vendim të këshillit komunal shfuqizuam pjesën e planit të vjetër urbanistik i cili ishte në kundërshtim me planin gjeneral urbanistik. Plani i ri do të hartohet me përfshirjen e qytetarëve dhe në kundërshtim me mafien urbane, për t’a kthyer atë pronë tek spitali i Tetovës, e assesi tek interesi privat.

Ne jemi #meBESË! E, BESËN i’a kemi dhënë qytetarit që deri në fund do të përkushtohemi për një qytet të denjë për të jetuar!