Arrestohet në Tabanovcë shtetasi i Kamerunit, gjatë kontrollot i gjenden dokumente zvicrane dhe belge të falsifikuara


Më datë 11.01.2024 në ora 04:45 në vendkalimin kufitar Tabanovc në hyrje të vendit, gjatë kontrollit të pasaportave të O.Z.J.F.(19) nga Kameruni, është konstatuar se leja e qëndrimit zvicerane që ka dorëzuar për kontroll është e falsifikuar. Ai është intervistuar në të cilën ka deklaruar se e ka marrë lejen zvicrane nga një person në Turqi për shumën prej 2500 euro. Nga këqyrja e kryer i është gjetur një dokument udhëtimi belg, i cili dyshohet se është i falsifikuar, si dhe dy dokumente udhëtimi kameruniane. I njëjti është privuar nga liria për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “falsifikim i dokumenteve” nga neni 378 i Kodit Penal të RMV-së dhe i është dorëzuar punonjësve të policisë nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.