Artistja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, përveçse këngëtare, është e njohur edhe si bamirëse e madhe.
Tash e sa kohë ajo është shpallur ambasadore e vullnetit të mirë nga organizata më e madhe në botë, UNICEF
Artistja shqiptare, Rita Ora, është shpallur ambasadore e vullnetit të mirë nga UNICEF (Foto: Getty Images)
Rita ka kontribuuar shumë edhe për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë, duke mbështetur kauzën “Bëhu zëri im”, e cila është e udhëhequr nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës.
Nëna e këngëtares, psikiatria Vera Sahatçiu, është tejet krenare me të bijën, dhe ka vendosur që t’i dedikojë asaj një shkrim në rrjetin social Instagram.