Sot drejtorët Dr. Ilir Demiri dhe Mr. Blerim Osmani, pritën në spital pronarët e kompanisë LIAL, Nehat Ziberin dhe Albert Ziberin të cilët i falemenderuan nga afër për donacion në vlerë prej reth 600.000 denarë, ky donacion shumë domethënës për pacientët dhe stafin e Spitalit Klinik të Tetovës.
Së bashku me njerëzit bamirës dhe të gjithë qytetarët, ne vazhdojmë me përkushtim të qëndrojmë stoik para detyrës që na është besuar, që Spitalin Klinik të Tetovës ta shndërrojmë në një spital evropian, me të gjitha kushtet dhe me një infrastrukturë moderne.