Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot për herë të parë ka folur publikisht në lidhje me rrahjen e kontrollorëve në Navigacionin Maqedonas (M-NAV) dhe tha se funksionimi i sindikatës së kontrollit të trafikut ajror do të shqyrtohet nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe do të ketë edhe raport të posaçëm nga Agjencia e Aviacionit Civil.
– Është një kompani familjare me punonjës deri në brezin e tretë. Kur ta marrësh kryetarin e sindikatës- ai punon atje, babai i tij, vëllai i tij punon atje. Në fund, ata u bënë një familje në të cilën ka konflikte që zakonisht ndodhin në shtëpi mes njerëzve. Duhet të shqyrtohet mënyra e zhvillimit të konkurseve dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve në mënyrë që të mos ndodhë që një kandidat të marrë teste të gatshme. Ka shumë rastësi për të qenë rastësi, tha Kovaçevski.
Kryeministri në këtë rast e kishte fjalën konkretisht për kryesindikalistin Aleksandar Tasevski, i cili javën e kaluar paralajmëroi opinionin se po punësohen kontrollorë pa njohuri adekuate, pas së cilës persona të BDI-së hynë në kontroll dhe kërcënuan sigurinë e komunikacionit ajror.