Një person në Mramor të Prishtinës është arrestuar nën dyshimin për prezantim të rremë.
I njëjti, duke u prezantuar rrejshëm si zyrtar policor, kishte ndaluar dhe kontrolluar një veturë të cilën ishte duke e drejtuar ankuesi kosovar.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Detaje tjera rreth rastit nuk janë dhënë. /Lajmi.net/