Trileri i zhdukjes së 41-vjeçares shtatzënë Gjeorgjia Murati në Selanik përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme, pasi sot trupi i saj u gjet në një sënduk në një zonë pyjore të Halkidikit, midis Triglia dhe Galatista.
Sipas informacioneve nga burime policore, për vrasjen është arrestuar partneri i saj dhe një nga miqtë e tij. Siç sqarojnë të njëjtat burime, ngjarja është bërë e ditur nga miku i partnerit të 41-vjeçares, i cili i pyetur në polici ka rrëfyer se 41-vjeçarja është vrarë nga partneri i saj dhe se ka ndihmuar në transportimin e saj në zonën ku ajo u gjet.
Gjurmët e gruas shtatzënë kanë humbur që në mesditën e Vitit të Ri, kur ajo u zhduk nga zona e Kalamarias në Selanik. Nëna e saj pati denoncuar zhdukjen e vajzës që më 2 janar në komisariatin e Kalamarisë. 41-vjeçarja dyshohet se ka marrë një shumë të madhe parash nga shtëpia ku jetonte me partnerin e saj dhe është zhdukur. Thuhet se ajo i kishte dërguar mesazh partnerit dhe nënës së saj pak më parë. Ajo ishte nënë e një vajze 13-vjeçare dhe ishte tre muajshe shtatzënë.