E rëndë: Këta janë dy mërgimtarët që vdiqën tragjikisht në një aksident trafiku

Një ngjarje tragjike është shënuar dje në mbrëmje për dy familje kosovare. Dy nga më të dashurit e tyre, humbën jetën tragjikisht pasi u përfshinë në një aksident trafiku, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, dy viktimat janë mërgimtarët K.Hoxhaj dhe J.Rexhepi, të cilët nuk arritën t’i përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti i cili dyshohet se ka ndodhur në Hungari.

Lajmin për vdekjen e tyre e kanë konfirmuar edhe familjarët e viktimave.