Ndërtimi i kishës po kërkohet të ndërtohet në fshatin Klinë i Epërm të Skendrajt, në vendin ku dikur ekzistonte një objekt i tillë fetar, shkruan portali rajoni.org.
“Ne po kërkojmë që kisha të rindërtohet aty ku dikur ishte kisha e cila u shkatërrua gjatë periudhës së komunizmit,” ka thënë Ndre Kelmendi nga Klina e Mesme për portalit rajoni.org, njëherit iniciatori i ndërtimit të kësaj kishe.
Ai ka shtuar se qellimi i ndërtimit të kësaj kishe është ngritja e trashëgimisë kulturore që tregon autoktoninë shqiptare në këto treva./Rajoni.org