Avioni i ‘Japan Airlines’ u shkrumbua nga flakët, si u shpëtuan për 90 sekonda 379 anëtarët e bordit?


Nëntëdhjetë sekonda. Kaq kohë iu desh ekuipazhit të avionit të Japan Airlines që u përplas me një avion të Rojes Bregdetare japoneze në aeroportin Haneda të Tokios për të evakuuar pasagjerët. Në një minutë e gjysmë, 379 njerëz dolën nga avioni që po digjej.

E ndërsa autoritetet po hetojnë shkakun e përplasjes misterioze me avionin e rojes bregdetare që transportonte ndihma për viktimat e tërmetit (në të cilin vdiqën 5 nga 6 personat në bord), të gjithë flasin për një evakuim “e mrekullueshëm”, falë të cilit u shpëtuan jetët e 367 pasagjerëve dhe ekuipazhit të Japan Airlines.

Por nuk ishte thjesht një “mrekulli”. Ekspertët ia atribuojnë evakuimin e suksesshëm të avionit të djegur një kombinimi të rregulloreve moderne të sigurisë dhe kulturës strikte të sigurisë së Japan Airlines. Ekuipazhi “thjesht” bëri atë për të cilën ishin të trajnuar: ata ruajtën gjakftohtësinë dhe i udhëzuan pasagjerët në mënyrë të rregullt dhe të shpejtë drejt sigurisë, fillimisht në rrëshqitjen e fryrë që vendoset dhe fryhet automatikisht pas një aksidenti, dhe më pas jashtë avionit.

Ky reagim nga ekuipazhi nuk ishte befasues. Anëtarët e JAL kalojnë nëpër trajnime rigoroze dhe të detajuara pasi linja ajrore ka një kulturë shumë strikte rreth procedurave standarde dhe duke bërë gjithçka siç duhet. Kjo është një nga arsyet që në këtë rast ekuipazhi duket se ia ka dalë kaq mirë.

Në të njëjtën kohë, përveç shpejtësisë dhe profesionalizmit të ekuipazhit (i cili zgjodhi anën e duhur për të hapur daljet e emergjencës që pasagjerët të mos digjeshin) dhe qetësisë së pasagjerëve, një rol të rëndësishëm luajti edhe vetë avioni Airbus. Pas një sërë përplasjesh me zjarre katastrofike, avionët modernë kanë “hapje” pranë daljeve dhe rrëshqitje më të gjata në mënyrë që pasagjerët të dalin më shpejt. Ata gjithashtu kanë gjithnjë e më shumë sinjale të dukshme të dritës së daljes së urgjencës për pasagjerët që nuk ndjekin shpjegimet para fluturimit, dhe kabinat janë bërë nga materiale që vonojnë zjarrin të arrijë sa më shumë që të jetë e mundur.

Dhe ndërsa avioni shtrihet plotësisht i shkatërruar dhe i djegur në pistën Haneda, ekspertët po përpiqen të zgjidhin misterin e përplasjes mes dy avionëve. Skenarët mbizotërues janë dy: Piloti i aeroplanit të Rojës Bregdetare që priste të ngrihej, hyri gabimisht në pistë për t’u ngritur, ose Kulla e Kontrollit e drejtoi gabimisht helikopterin e vogël në pistë.