Një aeroplan ka marrë flakë gjatë uljes në një aeroport në Japoni, raportojnë agjencitë botërore. Në avion ndodheshin rreth 400 persona të cilët sipas informacioneve të agjencive botërore janë evakuuar.
Bëhet fjalë për një avion të Japan Airlines, dhe aksidenti ka ndodhur në aeroportin Haneda në Tokio. Sipas mediave japoneze dy avionë dyshohet se janë përplasur dhe njëri ka marrë flakë.