Ndërron jetë ish ushtari i UÇK-së nga fshati Rashçe Nefail Haxhiu

Në mëngjesin e 31 dhjetorit ka ndërruar jetë ish ushtari i UÇK-së nga fshati Rashçe Nefail Haxhiu i cili 20 vitet e fundit të jetës së tij jetoi dhe punoi në mërgim (Itali).

Lajmin pikëllues për largimin e papritur nga kjo jetë për ish ushtarin e devotshëm që i shërbeu kauzës kombëtare për më shumë të drejta të shqiptarëve në Maqedoni e kanë dhënë familjarët dhe bashkëluftëtarët e tij.

Nefail Haxhiu ka qenë ushtar i batalionit të katër në brigadën 112 Mujdin Aliu i cili ka marrë pjesë në betejën e karpallëkut ku mbetën të vrarë dhjetra ushtarë të armatës Maqedonase.

Në njoftimin e batalionit të katër të Brigadës 112 Mujdin Aliu thuhet:

“Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi”
LAJM PIKËLLIMI PËR BATALIONIN E KATËR TË BRIGADËS 112 Mujdin Aliu. Me datë 31.12.2023 në ditën e veteranit, ushtari NEFAIL HAXHIU nga fshati Rashçe Komuna Saraj, në moshën 42 vjeçare ka ndruar jetë në mërgim në Itali, për varimin do të jeni të informuar me kohë. NEFAIL HAXHIU ISHTE NJË NDËR USHTARËT E PARË QË JU BASHKUA BATALIONIT TË KATËR NË MALIN E THATË TË KOMUNËS SË ZHELINËS. Zoti e shpërbleftë me xhenet e familjes durimin!