Arrestohet 44-vjeçari nga Reçica e Madhe e Tetovës, ishte në kërkim policor për mashtrim


Policët e SPB Tetovë dje (27 dhjetor) rreth orës 11:30 me urdhër të gjykatës kanë ndaluar 44-vjeçarin H.I. nga Reçica e Madhe e Tetovës. Ai kërkohej me urdhër qendror për të vuajtur dënimin me burg prej dy vjet e një muaj për veprën penale “mashtrim” nga neni 247 i Kodit Penal. Personi është dërguar për mbajtje në IEVP Idrizovë në Shkup për ta kryer dënimin.Pa censurë