Kallëzim penal kundër anëtarit të BDI-së nga Kumanova


Policia e Kumanovës ka ngritur kallëzim penal kundër N.B, 58 vjeç nga Çerkezi i Kumanovës, për shkak të kryerjes së veprës penale përpunim i paligjshëm, mbajtje dhe tregti me armë.

Jozyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për Nazmi Beqirin, ish-deputetin dhe anëtarin e lartë të BDI-së, emri i të cilit ishte ndërlidhur dhe kishin kulmuar debate lidhur me incidentin në Reçicë të Tetovës, ku gjatë përleshjes mes dy grupeve kumanovare, mbeti i vrarë Naip Rexhepi, transmeton kumanovonews.

Sipas raportit të policisë, më 22 qershor të këtij viti, është kryer bastisje në shtëpinë e N.B, me çfarë janë gjetur dhe konfiskuar tri pistoleta („Steyr Pieper Patent“ 6,35 мм, „ Zastava M 57“ 7,62х25 мм и Smith & Wesson modeli 422“22LR) si dhe 43 plumba të kalibrave të ndryshëm, për të cilat nuk posedonte leje.