Babai ka lënë veturën ndezur para furrës së bukës, ndezi të katër pulsuesit, por një hajdut ka përfituar nga pakujdesia e tij.
Një i panjohur ka vjedhur një veturë në Zagreb me një fëmijë në sediljen e pasme, ndërsa policia është në kërkim të hajdutit dhe po përpiqet të zbardhë të gjitha rrethanat e vjedhjes së djeshme rreth orës 17:00 në Maksimir.
Siç shkruan Dnevnik.hr, vetura është vjedhur pasditen e djeshme në rrugën Bukovaçka në Zagreb.
Dëshmitarët i thanë gazetës se panë një burrë të tmerruar duke vrapuar pas veturës. Ata thonë se babai e la veturën ndezur para furrës së bukës.
– Të katër sinjalizuesit ishin ndezur. Ai ka hyrë në furrë buke dhe pakujdesia e tij është shfrytëzuar nga një hajdut i cili ka vjedhur veturën, por kme gjithë fëmijën në sediljen e pasme. Jam në tronditje të plotë – tha një grua e ndodhur në vend.
Fëmija është gjetur shumë shpejt i padëmtuar jo shumë larg furrës së bukës dhe po vijojnë hetimet si dhe kërkimi i hajdutit të arratisur, njoftoi policia.