Probleme me frrenat-Policia e Tetovës me aksion për kontrollimin e autobusëve dhe furgonëve


Zyrtarët policorë të SPB-Tetovë, dje (18-dhjetor) nga ora 18:00 deri në ora 14:00 kanë kryer aksion kontrollues ndaj automjeteve që kryejnë transport publik të udhëtarëve, kryesisht autobusë dhe furgona. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 1 automjet me parregullsi në frena, 1 me regjistrim të skaduar, 5 të cilat nuk kanë parut të kryer kontrollin e jashtzakonshëm teknik dhe 1 me mungesë të pajisjeve të nevojshme, të gjitha në zonën e Gostivarit. Drejtuesve shkelës u janë dhënë parashtresat e parapara, ndërsa 2 prej automjeteve janë përjashtuar menjëherë nga qarkullimi. Në kuadër të kontrollit të djeshëm janë sanksionuar edhe 14 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-3 dhe GV-11).