Shaqiri: 1800 den për nxenësit, prindërit e të cilëve marrin nën 50 mijë den


Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka njoftuar se deri me 24 dhjetor, respektivisht edhe 6 ditë, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme mund të aplikojnë që të marrin nga 1200-1800 denarë në muaj, në 6 muajt e ardhshëm. Kusht për shfrytëzimin e kësaj mase është që prindërit e fëmijëve të kenë të ardhura mujore nën 50.000 denarë.

“Nxënës të dashur të shkollave fillore dhe të mesme, a jeni gati për lajm të bukur? Nëse të hyrat e prindërve nuk kalojnë shumën 50 000 denarë atëherë do të mundet të aplikoni dhe 6 muaj do të fitoni nga 1200 denarë, respektivisht 1800 denarë. Dokumentet i dërgoni në shkollën ku mësoni deri më 24 dhjetor 2023. Të gjithë në aksion”, shkruan Shaqiri.