Arrestohen katër të mitur nga Tetova, kishin shantazhuar një vajzë te mitur se do ti publikojnë fotot e saj eksplicite


Policia e Tetovës njofton se dje janë ndaluar katër të mitur nga një fshat i Tetovës
pasi i kishin kërkuar para një vajze të mitur duke e shantazhuar se do ta publikonin në internet
fotografi të saj. Rastin në polici e ka paraqitur vajza e mitur.

– Me datë 16.12.2023, në periudhën nga ora 17:00 deri në ora 17:20, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë ua kanë hequr lirinë katër të miturve nga një fshat i Tetovës, duke vepruar sipas një deklarate të mëparshme nga një vajzë e mitur nga i njëjti fshat në disa raste i kishin marrë para, duke e shantazhuar se do të publikojnë fotot e saj me përmbajtje eksplicite në rrjetet sociale. njofton SPB Tetovë.Pa Censurë