Shtetasi polak ishte furnizuar me tableta për prodhim të drogës, arrestohet nga policia dhe deportohet nga vendi

Më 15.12.2023, Njësiti për Trafikim të Paligjshëm të Drogës nga SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër LV. (59) nga Republika e Polonisë, me vendbanim në Shkup. Kallëzimi penal është parashtruar pas një hetimi nga Departamenti i Policisë Kriminale – Departamenti për Trafikim ilegale me Drogave, Armëve dhe Lëndëve të Rrezikshme, Njësiti për Trafikim të Paligjshëm me Droga dhe Njësiti për Trafikim të Kundërligjshëm nga SPB Shkup, gjatë të cilit janë siguruar prova materiale se shtetasi polak në muajin nëntor 2023, pasi ka mbërritur në Shkup, në mënyrë të paligjshme ka marrë substanca dhe materiale për të cilat ka ditur se janë të destinuara për prodhimin e substancave psikotrope dhe prekursorëve, përkatësisht 88.350 tableta.

Në bazë të urdhrit për ekspertizë të prokurorit publik nga Prokuroria Publike Shkup nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin “Shën. Kiril i Metodij” Shkup është përpiluar ekspertizë se cila nga tabletat e sekuestruara që përmbajnë pseudoefedrinë në përbërjen e tyre dhe duke pasur parasysh sasinë e madhe që është konfiskuar mund të përdoret për prodhimin e paligjshëm të së paku 3545 gram metamfetaminë. Pas paraqitjes së kallëzimit penal nga prokurori publik nga Prokuroria Publike Shkup, shtetasi polak është paraqitur para gjyqtarit të Gjykatës Themelore Penale Shkup, i cili e ka dënuar me burgim me kusht në 2 vjet dhe masën e përjashtimit nga RMV dhe ndalimi i hyrjes për 8 vjet. Gjithashtu, gjyqtari ka shqiptuar masën për konfiskimin e tabletave, si dhe parave të gatshme në shumë prej 14.450 euro dhe 290.000 denarë.Pa Censurë