Golgota e kërkimit të dy vajzave të zhdukura nga Struga, ka përfunduar me sukses, pasi të njëjtat janë gjetur dhe dorëzuar te prindërit e tyre shëndosh dhe mirë.
Bëhet fjalë për 15 dhe 14-vjeçaren, nga dy fshatra të Strugës të cilat janë gjetur në Shkup.
“Sot (15.12.2023) nëpunësit policorë të NPB Qendër dhe Bit Pazar në kuadër të SPB Shkup në qendër të Shkupit i kanë gjetur dy vajzat e mitura, A.S.(15) nga fshati Llazhanë e Strugës dhe T.P.(14) nga fshati Moraishtë e Strugës dhe të njëjtat do t’u dorëzohen prindërve të tyre. Të dy vajzat edhe më parë kanë qenë të denoncuara si të zhdukura, por janë kthyer”, thanë nga Ministria e Punëve të Brendshme.