Çadrat e kuqe apo punëtoret e seksit marshuan në Shkup, kërkojnë trajtim human dhe të barabartë nga shteti


Edhe këtë vit tradicionalisht për të 16-tën herë është mbajtur marshi për të drejtat e punonjësve të seksit u me çadra të kuqe. Marshi filloi në para shtëpisë përkujtimore të Nënë Terezës në rr. “Maqedonia” ka përfunduar në sheshin “Filipi II”.

Punëtorët e seksit kërkojnë trajtim human dhe të barabartë nga shteti në bazë të parimit të respektimit të të drejtave të njeriut, të garantuar me ligjet dhe kushtetutën e Maqedonisë dhe dekriminalizimin e punës seksuale, në kuadër të fushatës së sivjetshme “5353 ditë drejt drejtësisë”.