22 vjet burgim për Salih Mustafën, reagon vajza e tij

Paneli i Gjykatës së Apelit ka vendosur që ta ulë dënimin ndaj Salih Mustafës në 22 vjet burgim.Aktgjykimi është shpallur sot në një seancë publike, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Pas këtij vendimi me një postim tejet emocionues ka reaguar vajza e tij, Buna.Ajo ka publikuar një poezi të dëshmorit Bahri Fazliu, bashkëluftëtar i babait të saj.

E bija e Mustafës, Buna ka thënë se luftëtari i UÇK-së po përulet historia po shtrembërohet.Reagimi i saj:
Si fëmi i kam lexu poezitë e xhaxhit Bahri gjatë pushimeve. E sot si studente po i rilexoj poezitë e tij gjatë pauzave për me e taku e me përqafu babin në vizitën e pasditës në Hagë.E qysh me i tregu xhaxhit Bahri, hero i kombit, se bashkëveprimtari e bashkëluftëtari i tij po gjykohet padrejtësisht për luftën e pastër që e bënë krah për krah? E qysh me i tregu xhaxhit Bahri që shoku i tij i ngushtë po vuan dënim në burgjet e Hagës. Sa e rëndë do ishte që heronjtë tanë, Fahri Fazliu, Afrim Zhitia, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Bahri Fazliu, Agron Rrahmani, Ilir Konushevci, Isa Kastrati e Sokol Sopi ta kuptonin se bashkëluftëtarin e tyre po e përulin e historinë tonë të pastër, të drejtë, e të larë me gjakun e të rinjve tanë po e shtrembërojnë aq shumë saqë nuk po mundemi të njohim as vetveten.