Sa kushton të jetosh në Shkup? Kjo është pyetja e një shtetasi të Maltës, i cili përmes rrjeteve sociale ka kërkuar këshilla se a mund të shpërngulet për të jetuar në Maqedoni, gjegjësisht në Shkup me një rrogë prej 600 eurove, që e merr si dispeçer.
25-vjeçari më pas ka marrë komente të ndryshme, si pozitive, ashtu edhe negative për standardin e jetës.
Disa nga komentuesit i shpjeguan se me 600 euro mund të merrte me qira një apartament, të paguante faturat dhe të blinte ushqim, por jo të argëtohej apo të udhëtonte.
Të tjerët ishin pesimistë dhe i thoshin se mund të jetonte me një rrogë të tillë vetëm nëse “dush me ujë të ftohtë” ose nëse “ha bukë dhe pashtetë” çdo të dytën ditë.
Disa nga përdoruesit e rekomanduan që të përpiqet të gjejë një punë më të mirë ose të zhvendoset në një qytet tjetër, ku jeta është më e lirë. Kjo nuk është hera e parë që të huajt interesohen për jetën në Shkup.
Në janar të këtij viti, një djalë 18-vjeçar nga Sarajeva e bëri pyetjen “si është jeta në Shkup?”, duke marrë më shumë se 200 komente.
Disa prej tyre e kanë përkrahur dhe i kanë uruar fat, ndërsa të tjerët janë të sinqertë dhe i kanë thënë se Shkupi ka problem serioz me ajrin e ndotur në muajt e dimrit, ka trafik të rënduar dhe shumë stres në rrugë.