SPB -Tetovë pa kryeshef, qytetarët kanë frikë për sigurinë


Tani më tre muaj Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë vazhdon të ngelë pa kryeshef të saj.

Nuk ka asnjë reagim zyrtarë se pse pezullohet emërimi në detyrë i ushtruesit të detyrës për kryeshef në Sektorin e Punëve të Brendshme në Tetotovë Ylber Halili, ose ndërrimi i tij me një kuadër tjetër në rast të lëshimeve eventuale!

Në një popullësi me afër 100.000 banorë Tetova po përballet në sektorin kyç të sigurisë pa udhëheqës, mundësi kjo për të krijuar anarki dhe kontrollë të minimizuar!

Kujtojmë që festat e fundvitit po afrohen dhe problemet në qytet shtohen, bashkë me ardhjen e mërgimtarëve ku edhe mjetet piroteknike janë në treg urgjentisht duhet që qytetarët të ndjenjë siguri dhe të kenë të garantuar mbarëvajten e qytetit!

Nga MPB për këtë pyetje ende nuk kemi marrë përgjigje, por Pa Censurê do të përditësojë mbi inofrmacuionet e fundit!