Inspektorët doganor nga ekipet mobile të Sektorit për kontroll dhe hetime në vendkalimin kufitar Tabanovc në fundjavën e kaluar kanë konfiskuar deviza të cilat një shtetas i Maqedonisë kishte për qëllim t’i fuste ilegalisht në vend.
Për shkak të dyshimit, inspektorët doganor kanë kryer kontroll të detajuar në mjetin me të cilin ka qenë duke udhëtuar personi dhe kanë gjetur paraë të fshehura në letër alumini dhe në një qese në pjesën e përparme të motorit poshtë baterisë, për të cilën personi nuk ka dokument për origjinën e parave dhe nuk e kishte raportuar në doganë.