Mexhiti: Talat Xhaferi, kryeministër vetëm për t’i organizuar zgjedhjet, pa fuqi politike

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, në një pronocim për gazetën LAJM, ka thënë se Talat Xhaferit si kryeministër në Qeverinë teknike të RMV-së, do të ketë për detyrë vetëm organizimin e zgjedhjeve të vitit 2024 dhe asnjë kompetencë tjetër politike.

Mexhiti ka dilema të shumta për Xhaferin, pasi e akuzoi atë se gjatë kohës si kryetar Kuvendi ka përgatitur skenare për falsifikimin e zgjedhjeve.

“Premtimi ka qenë për kryeministër, jo kryeministër teknik. Kryeministri teknik është post simbolik, ndonjëherë edhe simbolika është e mirë, por mbetet aty. Do të ketë vetëm një qëllim për të organizuar zgjedhjet e ardhshme. Por, duket e parë se si ka funksionuar si kryetar parlamenti, duke përgatitur skenarë për falsifikimin e zgjedhjeve, për mos emërimin e anëtarit në Komisionin Shtetëror Zgjedhor nga opozita shqiptare, ku nuk kanë guximin të prekin te pala maqedonase, janë të përfaqësuara edhe pozita edhe opozita maqedonase por kur vjen te shqiptarët atëherë ndërhyrjnë. Kjo tregon se simbolika nuk është e mjaftueshme”, tha mes tjerash Izet Mexhiti, për gazetën LAJM.

Prononcimin e tij të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.

VIDEO