Ministri i Shëndetësisë, Dr. Fatmir Mexhiti, në pyetjen e një gazetari lidhur me premtimin se do të punësohen të gjithë ata me kontratë në vepër, por edhe për faktin se po u përfundon kontrata e punës, ai theksoi se si anëtar i qeverisë në seancën e nesërme të qeverisë do të iniciojë një pyetje pa kompromis se çfarë do të ndodhë me ata që kanë katër, pesë apo gjashtë vjet në provë me kontrata në fuqi.
“Do ta kritikoj Ministrinë e Financave, gjashtë, shtatë muaj kam negociuar me ministrin e Financave – më pas kryeministri më emëroi mua, ministrin e e Financave dhe Fondin e Sigurimeve Shëndetësore të Republikës së Maqedonisë së Veriut ta zgjedhin këtë problem.