Arrestohet kumanovari, ishte në kërkim për vuajtje dënimi me burg për shumë vepra penale


Dje në ora 22:00 në rrugën “Anton Popov” në Shkup, zyrtarë policorë nga ekipi operativ për kërkim në SPB Shkup dhe nga Stacioni Policor Draçevë kanë privuar 48-vjeçarin L.S. nga Kumanova, njoftoi MPB-ja.

Ai kërkohej me dy urdhër qendror, me urdhër të IEVP “Burgu i Kumanovës” për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej 10 muajsh, si dhe ishte dënuar me 2 vjet e 10 muaj për krime të kryera nga neni 236 dhe neni 206 i K.lodit Penal dhe në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtje të dënimit me burgim prej dy vjetësh për vepër penale të kryer nga neni 236 i Kodit Penal, njoftoi MPB.

Personi do t’i dorëzohet institucionit penal kompetent.