Djali i presidentit të Somalisë vret një shpërndarës të ushqimit të shpejtë në Stamboll


Djali i presidentit të Somalisë shkaktoi një aksident automobilistik në Stamboll ku humbi jetën një shpërndarës i ushqimit të shpejtë.

Mohammed Hassan Sheikh Mohamud dyshohet se vrau një shpërndarës të ushqimit të shpejtë motoçikletë më 30 nëntor në një aksident trafiku në lagjen Fatih të Stambollit dhe thuhet se u largua nga vendi i ngjarjes.

E përditshmja kombëtare Hurriyet raportoi se dërguesi u hodh në ajër pas përplasjes dhe se ai u plagos rëndë dhe u dërgua në spital, por vdiq më 6 dhjetor.

Ngasësi i motoçikletës nuk i ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe është konstatuar se përgjegjës për aksidentin është drejtuesi i veturës, Mohamud, pra djali i presidentit somalez, transmeton Al Jazeera.

Policia e liroi Mohamudin pas një hetimi paraprak për aksidentin, por prokurorët turq lëshuan një urdhër ndërkombëtar për djalin e presidentit të Somalisë të premten, disa ditë pasi ai u largua nga vendi.

Policia shkoi në shtëpinë e Mohamudit, por ai nuk ishte aty. Kryetari i bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu kritikoi autoritetet për lejimin e të dyshuarit të largohej nga vendi.

– Jeta e shpërndarësit i është marrë për shkak të një aksidenti të shkaktuar nga djali i Presidentit të Somalisë. Ne thamë se do të ndjekim procesin ligjor, por i dyshuari u largua me duar të lira nga Turqia. Dhimbja e familjes së viktimës u shtua edhe më shumë – njoftoi Imamoglu në platformën X.

Ende nuk ka asnjë përgjigje nga presidenti i Somalisë, as informacion nga kabineti i tij.