Një person i panjohur sulmon qytetarët që i gjen rastësisht në Çento. Një regjistrim shqetësues është ndarë me redaksinë e “Shkupit1”. Tregon sesi personi i panjohur godet një të moshuar dhe më pas e shtyn. Është publikuar edhe një dëshmi, në të cilën pretendohet se objektiv i të njëjtit person kanë qenë edhe qytetarë të tjerë.
“Më 7.12 2023 në orën 14:30, unë dhe kolegu im u sulmuam para farmacisë Zegin, te marketi në Çento. Pasi personi na u drejtua në mënyrë të pakuptueshme (qartësisht i paqëndrueshëm psikologjikisht) hipëm në makinë dhe më pas ai filloi të godiste xhamin me grushte për ta thyer dhe për të më goditur. Fatmirësisht ne u mbyllëm nga brenda, kështu që ai nuk arriti të hapte derën. Ndërkohë, të gjithë nga tregu vetëm shikonin pa i ndihmuar askush, edhe pse i njëjti njeri ishte i njohur për ta dhe i ngacmonte gjithë ditën. I thashë se do të thërrisja policinë dhe nxora telefonin dhe më pas ai iku. Sot (07.12) i njëjti person ka sulmuar fizikisht papritmas një burrë i cili ishte në pritje të autobusit në stacionin e autobusit pranë parkut në Çento. U përpoqa ta ndiqja për të ditur se kush dhe ku të denoncoja në polici, por nuk e pashë nëse hipi në 55 apo 65 sepse humbi në turmë.
Kujdes, ai nuk zgjedh kë të sulmojë”, thuhet në dëshmi.
Nesër do të denoncohet dhe më ka sulmuar edhe mua, askush nuk meriton të traumatizohet dhe të ketë frikë për sigurinë e tij gjatë kryerjes së detyrave të përditshme. Për pacientë të tillë ka institucione përkatëse që ofrojnë ilaçe dhe akomodim!”, thuhet në komente.
Jozyrtarisht, sulmuesi jeton në Stajkovci dhe quhet Ljupço. Ai është denoncuar deri më tani, por është ende në arrati dhe askush nuk po i kushton vëmendje veprimeve të tij.