Sulm me armë brenda një universiteti në SHBA, ka disa të vdekur, vritet autori

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar së fundmi në Universitetin e Nevadës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Policia thotë se raportohet për disa të vdekur.

Autori i këtij sulmi është qëlluar për vdekje, por ende nuk ka një numër të saktë se sa personave ai u ka marrë jetën.

Në Universitet ishin mijëra nxënës në kohën kur ndodhi sulmi. Policia thotë se tani nuk ka më rrezik teksa studentët kanë dalë të tmerruar nga godina.