Arrestohet shtetasi polak, i gjenden sasi e madhe barnash pa dokumentacion përkatës për origjinën dhe transportin

Me datë 05.12.2023 në ora 16:25, zyrtarë policorë nga SPB Shkup – Drejtoria e Policisë Saraj, më saktësisht në afërsi të liqenit Treska, kanë ndaluar L.V.P.(59), shtetas polak. Ai u kap në automjetin “Mercedes”, me tabela kombëtare polake dhe gjatë kontrollit u konstatua se nuk kishte vendbanim të regjistruar në vend, ndërsa gjatë kontrollit i është gjetur një sasi e madhe barnash në formë tabletash ndërsa nuk ka patur dokumentacionin dhe origjinës e barnave. Pas dokumentimit të çështjes, ndaj tij do të bëhet parashtresa përkatëse.Pa
Censurë