Stefan Dimkovski nga Strumica, baba i dy fëmijëve, është shoferi i cili nga Beogradi e ka dërguar deri në Turqi Ljupco Palevskin.
Ai është arrestuar pasditen e sotme nga policia maqedonase në pikën kufitare në Dojran. Por ai vetë ka postuar foto në FB të rrugës pikërisht në ditën kur ka hipur me të dyshuarin për vrasjen e 14-vjeçares.
Pasi u arrestua në pikën kufitare, ai tregoi në detaje planet dhe vendndodhjet e të arratisurit ku do të qëndrojë në Turqi, pas së cilës, sipas burimeve nga hetimi i MPB-së , ka njoftuar policinë turke për arrestimin e tij. Dimkovski është ndodhet në paraburgim.