Gjatë identifikimit të personave që pretendonte se i kishte parë, “E1” kishte treguar 2 persona të cilët s’kanë qenë pjesë e hetimit dhe më pas nuk janë akuzuar nga Prokuroria. Për njërin prej tyre, kishte thënë që është Almir Drplani, i cili tanimë është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e policit “Alfa” pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore në Shkup në vitin 2008, i cili u ekstradua nga Policia e Kosovës në vitin 2012. Më pas, ka thënë që Almir Drplanin e ka ngatërruar me Agim Ismailloviqin.
Në këtë pjesë gjithashtu ishte kontradiktë edhe identifikimi i Sami Lutës. Ai tha se ka njollë në pjesën e majtë të fytyrës, megjithatë pasi iu kërkua Lutës që të çohet në këmbë dhe të kthehet në anën e majtë të tij, të pranishmit nuk vërejtën kurrfarë njolle.
Pala mbrojtëse – dëshmitari gënjen dhe merr instruksione prej dikujt!
Raufi tha se deklarata e dëshmitarit të koduar nuk është identike si deklarata e tij nga gjykimi i mëparshëm.
Për herë të parë dëshmitari “E1” sot ka deklaruar para opinionit në Gjykatë. “E1” gjatë dëshmisë së tij kishte pjesë kontroverse të cilat nuk përkonin me atë që e ka thënë më herët. Ai identifikoi 3 prej 4 personave që kishte deklaruar se i kishte parë në Liqenin e Smillkovës 3-4 ditë përpara se të ndodhte vrasja e pesëfishtë, ndërkaq kontaktin më të afërt e kishte pasur me të akuzuarin Sami Luta, i cili i kishte kërkuar shkrepës për t’ia ndezur cigaren, raporton Portalb.mk.
Dëshmitari i koduar “E1”, sot në kushte të veçanta, me fytyrë të turbulluar dhe zë të ndryshuar është pyetur nga gjykatësi, prokurorët dhe pala mbrojtëse për ngjarjen e vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës në 12 prill të vitit 2012
Ai ka deklaruar se 3-4 ditë përpara vrasjes, gjegjësisht më 12 prill të vitit 2012, i ka parë 4 persona me veturë “Golf 3” të zi me dritare të errëta.
“Personat kanë qëndruar për një kohë të shkurtë prej 1-2 minuta, në periudhën kohore 16:00 – 18:00 ora dhe nuk kanë qenë të veshur si peshkatarë, sepse atje shkojnë edhe persona të thjeshtë”, deklaroi “E1”.
Në lidhje me atë se kur i ka parë personat, “E1” ka dhënë deklarata kontroverse. Gjatë pjesës së parë të seancës deklaroi se 4 personat i ka parë vetëm pasdite rreth orëve 16:00 dhe 18:00, ndërkaq pas pauzës gjegjësisht në pjesën e dytë të seancës, tha se i ka parë edhe në mëngjes edhe pas dite, ashtu siç kishte deklaruar edhe më herët.
Interesante ka qenë se “E1” në seancën e sotme ka dhënë deklaratë e cila do të mund të zbulohej identiteti i tij, të cilin ia di vetëm gjykatësi i lëndës Ognen Stavrev.
Ai gjatë rrëfimit për atë se çfarë ka parë në ato ditë kur i ka hasur 4 personat në afërsi të liqenit, tha se Sami Luta, i ka kërkuar shkrepës për ta ndezur cigaren. Pasi që nuk ka pasur shkrepës klasike, ai tha se ia ka dhënë shkrepësen e veturës, ndërkaq sipas tij, e ka vërejtur se Luta ka mbajtur në dorë kuti të kuqe të cigareve “Lucky Strike”. I pyetur nëse i ka dëgjuar se çfarë flasin tha “jo”, ndërkaq tha se nuk dukeshin si peshkatarë.
“E1”, tregoi për karakteristikat e 4 personave dhe sipas tij dukeshin:
Personi i parë ka pasur flokë të zeza dhe të gjata me një njollë në pjesën e majtë të fytyrës. Ka pasur të veshur xhaketë të kaltër (xhins) dhe xhinse.
Personi i dytë ishte person pak më i moshuar, pra rreth të 50-tave, kishte flokë të bardha dhe mbante xhaketë prej lëkurës.
Personi i tretë ishte tullac, ka pasur mjekër dhe ishte në moshë rreth 35-6 deri 40 vjet.
Personi i katërt ishte një djalosh i ri me flokë shkurtra të cilat i ka pasur me stil si të iriqit.
Personat kanë qëndruar 1 deri 2 minuta, përveç ditës së fundit, pra më 12 prill kanë qëndruar 5 minuta.
Prokurorja Fatime Fetai kërkoi që “E1” t’i identifikojë të akuzuarit që gjendeshin brenda në sallë dhe ai tha se 3 prej tyre janë aty, gjegjësisht, për atë që ka pasur njollë në fytyrë tha se është Sami Luta, ai që ka qenë tullac, Agim Ismailloviq, ndërkaq për personin më të moshuar tha se është Fejzi Aziri, përcjellë Portalb.mk.
Në lidhje me identifikimin, gjatë gjykimit të parë “E1” është ftuar në Prokurori dhe i është dhënë një album me 48 fotografi pë të treguar në brenda albumit mund t’i gjejë personat që i kishte parë në liqen. Në Prokurori kishte qëndruar 3 orë, ndërkaq identifikimi i personave kishte zgjatur 1 orë. Gjatë identifikimit të personave që pretendonte se i kishte parë, “E1” kishte treguar 2 persona të cilët s’kanë qenë pjesë e hetimit dhe më pas nuk janë akuzuar nga Prokuroria. Për njërin prej tyre, kishte thënë që është Almir Drplani, i cili tanimë është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e policit “Alfa” pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore në Shkup në vitin 2008, i cili u ekstradua nga Policia e Kosovës në vitin 2012. Më pas, ka thënë që Almir Drplanin e ka ngatërruar me Agim Ismailloviqin.
Në këtë pjesë gjithashtu ishte kontradiktë edhe identifikimi i Sami Lutës. Ai tha se ka njollë në pjesën e majtë të fytyrës, megjithatë pasi iu kërkua Lutës që të çohet në këmbë dhe të kthehet në anën e majtë të tij, të pranishmit nuk vërejtën kurrfarë njolle.
Pala mbrojtëse – dëshmitari gënjen dhe merr instruksione prej dikujt!
Raufi tha se deklarata e dëshmitarit të koduar nuk është identike si deklarata e tij nga gjykimi i mëparshëm.
“Dëshmitari, nuk e di prej kujt, por merr instruksione dhe gënjen gjatë dëshmisë. Aktvendimi i kaluar ishte sjell në bazë të dëshmisë së këtij dëshmitari, i cili edhe atëherë gënjente dhe për atë edhe procesi filloi që nga fillimi. Deklaratat kontroverse të dëshmitarit na kanë sjellë deri në gjykim të ri, ndërkaq tani prapë të njëjtën e dëgjojmë”, tha Raufi.
Edhe familjari i dënuarve, Bedri Ajdari, tha se dëshmitari “E1” është i përgatitur nga dikush dhe hodhi dyshime se gjatë dëshmisë së tij, ai ka marrë instruksione se çfarë të flet.
“Këtë dëshmitar po e trajnojnë dhe po ia përgatisin dëshmitë me anë të kërcënimeve, por dhuratave. Ishit dëshmitar se si gjatë dëshmisë përpara monitorit ai vazhdimisht qëndronte në anën e majtë të monitorit dhe kur i parashtroheshin pyetje ai e lëvizte vendin dhe i vononte përgjigjet. Dyshoj që ky dëshmitar vet do të zbulohet, pasi që më shumë ka frikë prej atyre njësiteve që i përgatisin këta dëshmitar se sa prej të akuzuarve”, deklaroi Ajdari, transmeton Portalb.mk.
Seanca e radhës vazhdon të premten më 24 gusht, ku do të vazhdojë pala mbrojtëse, të akuzuarit dhe familjarët e të vrarëve në Liqenin e Smillkovës t’i parashtrojnë pyetje “E1”, ndërkaq në seancën pas saj, gjegjësisht më 31 shtator, do ta marrë në pyetje dëshmitarin gjykatësi Ognen Stavrev dhe kolegu i tij, Osman Shabani.
Dëshmitari i mbrojtur “E1” është propozua nga Prokuroria Themelore Publike në shtator të vitit 2012. Të thënat e dëshmitarit “E1”, kanë qenë ndër dëshmitë kryesore në bazë të së cilës janë dënuar me burg të përjetshëm të akuzuarit për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës.
Pos dëshmitarit “E1”, në cilësinë e dëshmitarit të fshehur ka qenë edhe Haki Aziri, i cili, pas heqjes dorë nga ky status, Prokuroria Themelore Publike asokohe e ka akuzuar edhe atë për pjesëmarrje në vrasje, gjegjësisht për logjistikë.
Paraprakisht, kanë dëshmuar 4 peshkatarë, 3 prej të cilëve janë romë dhe të cilët në natën e kobshme kanë qenë duke peshkuar në Liqenin e Smillkovës.