Horor në Serbi / Foshja 8 muajsh vdes pasi u rrëzua dhe theu qafën kur nëna e tij e kishte lënë vetëm me tre vëllezërit e tij të vegjël për të shkuar në kazino


Siç konfirmon policia e Zrenjanit, rasti është raportuar më 27 nëntor dhe në vendin e ngjarjes është gjetur një fëmijë mashkull i moshës shtatë deri në tetë muaj pa shenja jete.

Menjëherë është njoftuar Prokuroria e Lartë Publike, e cila me urdhër të trupit të fëmijës është dërguar për autopsi për të përcaktuar se si ka ndodhur vdekja. Është informuar edhe Qendra për Punë Sociale, konfirmon Blic.rs

Sipas të njohurve të kësaj familjeje, gjithçka ka ndodhur kur nëna ka lënë vetëm katër fëmijë nga tetë muaj deri në pesë vjeç dhe është larguar nga shtëpia.

– Nëna e fëmijëve është e varur nga bixhozi, shumë herë i kishte lënë fëmijët ivetëm që ajo të shkonte në kazino. Ishte çështje kohe kur do të ndodhte një tragjedi më e madhe – thotë një burim i njohur me rastin.Pa Censurë