Ish-presidenti i vendit, Behgjet Pacolli, e ka quajtur tragjedi vrasjen e gruas së këshilltarit të tij, Naim Murseli.
Ai ka publikuar foton e çiftit, duke theksuar se ndan dhimbjen me familjen e së ndjerës, Liridonës.
“Lajm i tmerrshëm për tragjedinë në familjen e Naim Murselit.
Dhimbjen time e ndaj me familjen e të ndjerës Liridona”, ka shkruar Pacolli.