Jeton Abdullahi personi qe ngriti mbrëmë flamuri në Kodrën e Diellit
Unë Jeton Abdullahi e ndjej si përgjegjësi morale që të shkruaj një kërkim falje adresuar deri tek Besimtarët Ortodoks dhe Kishës Ortodokse në Kodrën e Diellit. Që unë e pranoj se e kam Ngritur Flamurin e Kombit tim Shqipëtar por nuk e pranoj se kam hequr Flamurin e Kishës Ortodokse. Unë nuk kam pasur për qëllim që të bëj nxitje për urrejtje Fetare sepse para disa ditëve e pashë një foto nëpër rjetet sociale se është dëmtuar Flamuri Kombëtar i Shqipëtarëve dhe kështu vendosa ta zëvendësoj atë me një Flamurë të ri. Sa i përket Stojançe Angelov që mundohet ta politizoj këtë çështje për poena politke dhe të bëjë nxitje ndëretnike dhe Fetare dhe që deklaroj sonte në emisionin tek Kanal5 se unë kinse e kam ulur Flamurin e Kishës (ku vetë gazetarja e pyeti përse nuk e uli Flamurin e Maqeonisë por atë të Kishës dhe Angelov u përgjigj nuk e di) Dhe tash unë i përgjigjem atij dhe të gjithë Besimtarëve Ortodoks me fakte me foton e atij që me datën 18.11.2023 e ka postuar në Facebook një selfie ku shihet qartë se nuk ka pasur asnjë Flamur në shtizë ku unë e kam vendosur Flamurin Kombëtar. Kjo mund të faktohet shum thjeshtë me kamerat e sigurisë që janë të vendosura në objektin e Kishës.
“Nën Flamur kemi lindur Nën Flamur do vdesim”