Yll Limanit i anulohet performanca në një diskotekë në Prishtinë, shkak alarmi për bombë


Këngëtari kosovar, Yll Limani, ka njoftuar se i është anuluar performanca në një diskotekë në Prishtinë për shkak të një alarmi për bombë që është dhënë nga lokali.

Limani pritej të performonte për festën e 28 Nëntorit.

Siç është bërë e ditur nga diskoteka, pas kontrollit të bërë nga Policia, alarmi ka rezultuar të jetë i rremë.

“Sot do të festonim bashkë. Pikërisht sonte, pas një lajmërimi të rrejshëm për eksploziv në ‘Gate Club’, eventi është anuluar. Po ndihem shumë keq për krejt juve që keni rezervuar e jeni bërë gati për të dalë, krejt kjo për shkak të ligësisë së njerëzve që kushedi se si shohin të përfitojnë prej veprimeve të tilla”, ka shkruar Limani në Instagram.