Me datë 26.11.2023 në ora 11:50 në vendkalimin kufitar Tabanovcë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria H.B.(29) nga Republika e Shqipërisë. Gjatë kontrollit të një autobusi me targa kombëtare shqiptare, në të cilin transportohej, i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe një grirëse. I njëjti i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.