Detaje: Si u vra ish-ushtari i UÇK-së nga Mitrovica në Francë

Të shtënat me armë në Dijon të Francës ia morën jetën e 55-vjeçarit nga Kosova i cili ishte duke fjetur në banesën e tij, teksa jashtë po zhvillohej një konflikt mes dy bandave rivale. Siç raportohet banesa e kosovarit gjendej në katin e parë të objektit.

Për këtë ka treguar vetë familja e viktimës Veli Sadiku nga fshati Rashan i Mitrovicës.

Sadiku ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë luftës së fundit.

Në lidhje me këtë rast ka shkruar edhe gazeta franceze “Le Figaro”, duke treguar se dy persona që qëlluan ishin në lëvizje me veturë. Ata janë arratisur.

Sadiku është viktimë kolaterale nga kjo ngjarje, ka treguar prokuroria franceze.

Familja Sadiku kishte 14 vite që jeton në Francë, ka raportuar “Le Figaro”.