Mbrëmë në Big Brother VIP Kosova 2, Ilirianës iu organizua ‘Dita e Çikave’, e cila të premten u martua me të fejuarin e saj, Adri Rrogaqin.
Vajzat e shtëpisë u veshën me veshje tradicionale. Ato kënduan nusen me def e po ashtu edhe me disa këngë të dhimbshme.
Por, përveç këtyre traditave me vallëzime dhe veshje, banorët habitën me një ‘adet’ që nuk shihet shumë në ditët e sotme.
Ilirjana ia pastroi këmbët Adrit në një kovë.