Enalapril, diazepam dhe metformina janë tre ilaçet që janë shitur më shumë në vitin 2022.Sipas raportit të fundit për ilaçet gjenerike të lëshuar nga sistemi TerminiIm, për ilaçin Enalapril (enap) për tensionin e lartë të gjakut, në vitin 2022 janë lëshuar 1.824.877 receta. Më pas vjen metformina, ilaçi për diabetin e tipit 2, me 1.801.568 receta diazepami- qetësues me 1.357.857 receta të lëshuara, shkruan Meta.mk.
Nëse numri i përgjithshëm i recetave të lëshuara për diazepam pjesëtohet me 265 (pa fundjavat e vitit), rezulton se në nivel shtetëror përshkruhen rreth 5100 receta për diazepam në ditë.
Po ashtu, sipas të dhënave në Termini Im mjekët kanë lëshuar edhe 1.141.585 receta për ilaçin bisoporol (për tensionin e lartë). Mjaft i lartë është edhe numri i recetave të lëshuara për lisinopril, një ilaç për presionin e lartë të gjakut, me 976,462 receta të lëshuara në një periudhë njëvjeçare.
Në vitin 2022, 647.453 receta u përshkruan për “heleks” (qetësues), dhe 47.578 për prazepam (dimitrinë).
Nga janari i këtij viti deri më 22 nëntor 2023, për këtë ilaç janë lëshuar 591.164 receta. Për prazepamin, nga ana tjetër, janë përshkruar 49.894 receta, çka tregon se numri i recetave për këtë bar tashmë është rritur, ndonëse deri në fund të këtij viti kalendarik ka mbetur edhe pak më shumë se një muaj. Në Maqedoni një numër i madh i qytetarëve kanë marrë recetë edhe për ilaçin pantoprazol (nolpazë), i cili është ilaç për stomakun (1.057.221 receta).
Sipas të dhënave për vitin 2023, pra nga janari i këtij viti e deri më tani janë lëshuar 1.204.599 receta për diazepam.
Ajo që është evidente është se numri i recetave të lëshuara për tensionin e lartë dhe qetësuesit po rritet çdo vit. /SHENJA/