74-vjeçarja nga Koçani gjendet e vdekur me shenja dhune, arrestohet djali i saj


Më datë 23.11.2023, punonjësit e policisë nga Koçani, i kanë hequr lirinë M.R.(53) nga Koçani.

Përkatësisht rreth orës 09:30 në policinë e Koçanit është raportuar se V.R.(74) është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj në fshatin Beli të Koçanit, ku jetonte me djalin e saj M.R.(53).

Më pas, gjatë këqyrjes së trupit të të ndjerit, një mjek i Emergjencave mjekësore ka konstatuar gjurmë dhune.

Në koordinim me prokurorin publik, trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet raporti përkatës.