Kasami: Stadiumi i Tetovës me standarde të UEFA-s! Ne i mbajmë premtimet!


Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami tha se përmes N.P. “Tetova Transport” është shpallur tender për ndërtimin dhe rikonstruimin e objekteve sportive, ku përfshihet edhe stadiumi i Tetovës. Lënda për prokurorimin publik kap shumën e 600 milionë denarëve, apo 10 milionë euro. Kasami tha se projektet do të financohen me mjetet financiare të pushtetit lokal.

“Ky tender do të jetë i hapur deri me 22 deri me 22 dhjetor të vitit 2023. Kohëzgjatja e kontratës është paraparë të jetë me një periudhë prej 36 muaj”, theksoi Kasami duke shtuar se projekti do të nisë me rikonstruimin e stadiumit të Tetovës, ku është paraparë që të respektohen standartet e UEFA-së.

Kasami shtoi se në shpalljen për kontratë janë paraparë edhe projekte tjera, përfshi qendrën sportive dhe rekreative të qytetit dhe një terren sportiv në fshatin Saraqinë.