(VIDEO) Katër zjarrfikës u lënduan gjatë betejës për të shuar zjarrin në Tetovë


Zjarfikësit e Tetovës edhe sot kanë vazhduar betejën për shuarjen e zjarrit në depot e ndërmarrjes Eurokom që ndodhet në rrugën drejt fshatit Falishtë. Komandanti i Njësisë territoriale zjarrfikëse në Tetovë, Avni Ahmeti ka infromuar se zjarri është shuar tërësisht në objektin e ndërmarrjes për shitje, por ende ka zjarr dhe tym nga disa hapësira të depos. Sipas tij, zjarrfikësit atje janë të pranishëm për mbi 24 orë dhe do të mbeten akoma.

AVNI AHMETI, KOMANDANTË I ZJARRËFIKËSVE NË TETOVË

“Është shuar tërë natën dhe do të vazhdojmë me punë edhe gjatë ditës. Kishte zjarr të madhm sepse kishte shumë materie ndezëse, ngjyra dhe llaqe, materiale ndërtimore, ngrohës uji. ka paur intervenim edhe me ujë edhe me shkumë, por nuk është shuar tërësisht, duhet të punohet akoma, ka zjarr dhe tym“, deklaroi Avni Ameti, komandant i Njësisë territoriale zjarrfikëse Tetovë.

Për shkak të thithjes së tymit, Ahmeti njofton se ndihmë mjekësore në spitalin e Tetovës kanë marrë katër zjarrfikës. Ai informoi se kanë shkuar edhe pjesëtarët e Armatës të cilët kanë kryer matje për radiacion dhe parametra të tjerë, por siç informonë ai, nuk kanë zbuluar lloj të tillë të ndotjes së ajrit. Komandanti i zjarrëfikësve madje bëri apel për të gjithë qytetarët e sidomos gazetarët që sipas tij, mos të shkojnë në vendin e ngjarjes pa maska për mbrojtje të fytyrës. Samir Mustafa /SHENJA/

VIDEO