Sot ka nderuar jetë profesoresha e Shkollës së Mesme Medicinale në Tetovë Ermira Dauti.
Njoftimin e ka bërë vetë shkolla në facebook ku shkruan:
LAJM PIKËLLUES
Sot u nda nga jeta kolegia jonë profesoresha Ermira Dauti Bilibani (1979-2023).
Kolektivi i shkollës sonë i bashkohet dhimbjes dhe pikëllimit të familjes së profesoreshës dhe të gjithë arsimdashësve.
Ju fizikisht nuk do të jeni në mesin tonë, por gjithmonë do të mbeteni në mendjet dhe zemrat tona si pedagoge e zellshme që kontribuat në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja.
Të qoftë dheu i lehtë! U prehsh e qetë në botën e amshuar!
Zoti ju shpërbleftë!
P. S. Varrimi i të ndjerës do të bëhet me 23.11.2023 pas namazit të iqindisë në varrezat e qytetit.
Tetovë, 22.11.2023