Një grua tridhjetë e katër vjeçare nga Manastiri ka ndërruar jetë si pasojë e helmimit me gaz. Trupi i saj u gjet në banjën e banesës së saj.
Me gjithë përpjekjet e ekipit të urgjencës dhe më pas spitalit të Manastirit për ta ringjallur, tashmë ishte tepër vonë.
Nga MPB thonë se trupi i pajetë i 34-vjeçare është dërguar në spital pa gjurmë të dukshme dhune.
Me urdhër të prokurorit kompetent trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi.