Paraburgim për dy punonjës policie për marrje ryshfeti

Ndaj dy policëve nga Kriva Pallanka është paraqitur kallëzim penal për marrje ryshfeti.

– Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale ka dorëzuar kallëzim penal në prokurorinë kompetente kundër policëve D.S. dhe B.P., punonjës të NP-së deri te SP Kriva Pallankë në SPB Kumanovë për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “marrje e ryshfetit” nga neni 357 i Kodit Penal, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Përkatësisht, me datë 15 të këtij muaji, për të mos sanksionuar kundërvajtje në komunikacion, zyrtarët policorë kanë kërkuar dhe kanë marrë ryshfet nga dy persona shtetas të huaj në shumë prej 100 euro. Policët janë sjellë para prokurorit publik dhe gjyqtari hetues u ka caktuar masën e ndalimit prej 30 ditësh.