Kumanovari gjuan me armë në dasëm, plagos një djalë të ri


Më 11.11.2023 në ora 17.15 në Kumanovë, zyrtarët e policisë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria E.G (29) nga Kumanova dhe kapën një armë, sepse sipas raportimit të familjes në 11.11.2023 në fshatin Çerkez, Kumanovë gjuajti disa plumba në dasëm, duke plagosur E.M (25) nga Kumanova.

Prokurori Publik është informuar për incidentin dhe pas kallëzimit penal do të dokumentojë plotësisht çështjen, thonë nga MPB.