Referendumi, 1725 aplikime për votimin në diasporë


Deri sot në orën 12 në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) janë paraqitur gjithsej 1.725 aplikime nga qytetarët për votim në Zyrat Diplomatike dhe Konsullore të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit.

Siç njoftojnë nga KSHZ-ja, 1.612 aplikime janë pranuar, 27 janë refuzuar dhe pjesa tjetër po përpunohen. Numri më i madh i aplikacioneve është për votim në Bernë – 170, në Lubjanë – 137, në Londër – 103, në Toronto – 98 dhe Kanbera 71, ndërsa numri më i vogël i aplikacioneve të paraqitura për votim është në Kiev, Podgoricë dhe Prishtinë – nga një aplikacion në Nju Delhi Kajro dhe Doha – dy aplikacione.

Votimi jashtë vendit do të bëhet më 29 shtator në zyrat diplomatike-konsullore dhe konsullatat e Republikës së Maqedonisë, ku janë pranuar së paku 10 kërkesa për votim, thanë nga Komisioni.